I hodhën në erë lokalin dhe dyqanin, reagon Noizy

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja në Durrës, ku mëngjesin e sotëm një sasi tritoli ka shpërthyer në dyqanin ‘Illyrian’, në pronësi të babait të Noizyt, Bashkim Rajkut, ku si pasojë e shpërthimit është dëmtuar edhe lokali “Rigels Shisha Lounge”.

Në dëshminë e dhënë para uniformave blu mësohet se reperi ka thënë se personi i vetëm që ka armiqësi është Kleviol Ahemtaj ose i njohur ndryshe me emrin e artit “Cllevio Serbiano”.

Fillimisht për mediat u raportua se sasia e lëndës shpërthyese ishte vendosur në lokalin e reperit i cili ndodhet në bregdetin e Durrësit,  mirëpo policia në një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen bëri me dije se eksplozivi ka shpërthyar në ambientet e një butiku rrobash i cili është marrë me qira nga babai i reperit, Bashkim Rajku.

Dy ditë më parë Noizy dhe Cllevio patën një konflikt, i cili përfundoi në dhunë. Në videot e postuara në rrjet shihej qartë se si Noizy dhunonte reperin i cili si pasojë e grushtave të marrë ka pësuar mpiksje gjaku në kokë.

Kujtojmë se ditën e djeshme edhe Ahmetaj u drejtua në polici ku depozitoi një kallëzim ndaj Rajkut, duke denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tij përpara lokalit të reperit të njohur. Policia nisi hetimet në gjendje të lirë për Noizyn dhe babain e tij.

Klevion Ahmetaj u arrestua më pas nga Policia, për shkak se sipas bluve kishte shkelur masën e arrestit të shtëpisë, pasi ishte dënuar nga gjykata për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej