“I kanë krijuar lehtësi agresorit”/ Sulmi kibernetik ndaj shërbimeve online, eksperti i IT zbulon gabimin e qeverisë dhe flet për skenarin e shantazheve

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit mbylli dje përkohësisht aksesin e shërbimeve online si edhe të faqeve tjera qeveritare, pasi platformat qeveritare u gjendën në një sulm kriminal të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Që pres ditës së djeshme në vendin tonë janë pezulluar të gjitha shërbimet publike online, përfshirë dhe e-Albania platforma kryesore nga ku shqiptarët marrin shërbime online.

Në lidhje me sulmin kiberentik, eksperti i teknologjisë së informacionit, Duleviç, thotë në emisionin “Abc Live” se mbyllja e platformave qeveritare i ka krijuar lehtësi agresorit, pasi në këtë mënyrë fshihen gjurmët e tyre në sistem.

Sipas tij mbyllja e faqeve qeveritare është një zgjidhje e mirë, pasi mbron të dhënat, por nga ana tjetër lehtëson agresorin.

Teksa flet për sulmet kibernetikë që kanë ndodhur në mbarë botës, eksperti i IT-së thotë se zakonisht ndodh që agresorët in kërkojnë qeverive ose institucioneve qe kanë hakeruar shuma të mëdha parash në këmbim të të dhënave.

Duleviç thekson se Shqipëria nuk duhet të bie pre e shantazheve në rast të një skenari të tillë.

Një gjë e tillë do të të tregonte dobësi, gjë që do vërehej nga hakera të tjerë, të cilët do mendojnë se Shqipëria është vend i lehtë për tu sulmuar.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej