I morën ryfshet 10 mijë euro të shpallurit në kërkim, dënohen me burg dy policët në Durrës (EMRAT)

Dy punonjësit e Policisë në Durrës, Viktor Buça dhe Gëzim Lluka u dënuan nga Gjykata e Posaçme me nga 2 vite e 4 muaj burgim për korrupsion. Dy efektivë liruan shtetasin Alfred Mikeli në këmbim të shumës së parave prej 10 mijë eurosh.

Ky i fundit sipas Prokurorisë, një shtetas që ishte shpallur në kërkim, pasi ishte lokalizuar nga dy policët në verën e 2021, ishte marrë në mjetin e tyre dhe pasi kishin negociuar, e liruan atë në këmbim të parave.

Kujtojmë se dy efektivët e policisë Durrës, arritën me sukses të gjenin Alfred Mikelin, person i dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg. Ata e kapën dhe e morën në makinën e policisë sipas procedurës.Gjatë shoqërimit për në komisariat, Mikeli u ka ofruar efektivëve 10 mijë euro që ta linin të lirë. 5 mijë euro secili, ofertë e cila u pranua nga efektivët dhe Mikeli u la i lirë nga ata duke mos u dërguar në komisariat.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej