I moshuari kafshon gjarprin që i kishte mbështjellë këmbën: Mendova se do të vdisja

Një 68-vjeçar u zgjua në shtëpinë e tij dhe ajo që gjeti e tmerroi për vdekje. Një gjarpër ishte mbështjellë rreth këmbës së tij dhe po e shtrëngonte, e ajo që i moshuari bëri në panik e sipër ishte ta kafshonte, gjë që sipas tij, funksionoi.

“Isha aq i dëshpëruar sa edhe e kafshova, por funksionoi dhe munda të çlirohesha”, tha për Fox News Sarayuth Malachan, një roje sigurie që jeton në Tajlandë. “Më dukej sikur do vdisja duke luftuar me pitonin”.

Malachan u zgjua nga gjumi i tij për shkak të dhimbjes therrëse rreth kyçit të këmbës më 21 gusht. Ai gjeti një piton të madh të mbështjellë nga këmba e tij deri te gjuri me dhëmbët e tij në mish.

Gjarpri, i identifikuar si një piton me rrjetë, është i zakonshëm në të gjithë Azinë Juglindore dhe renditet si një nga gjarpërinjtë më të mëdhenj në botë, ai ha shpesh njerëz, kafshë shtëpiake dhe gjarpërinj të tjerë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej