I nderuar drejtor Ervin Hodaj, ju lutemi gjeni një formë të shpjegoni para Gjykatës së Shkodrës pse nuk punojnë kamerat e policisë

Ervin Hodaj ka rreth 9 muaj që është emëruar drejtor i Policisë Shkodër. Përceptimi i publikut është që Hodaj është zyrtar me integritet të lartë dhe nuk ka asnjë lidhje me drejtorët paraardhës.

Sipas një informacioni të mbërritur në ShkodraNews, paraardhësi i tij ditët e fundit të ikjes nga detyra ka bërë një padrejtësi. Duke dashur të ndihmojë ish-shefin e krimeve Pellumb Shpati (sot nën arrest shtëpie i dyshuar se merrej me drogë) i ka nisur Prokurorisë së Shkodrës një letër ku vetëm me një rresht shkruan se nuk kemi pamjet e kamerave të hollit të Komisariatit të Shkodrës. Drejtori i mëparshëm nuk jep asnjë shpjegim se pse nuk i ka pamjet, ku si rregull kamerat janë e vetmja mbrojtje që ka qytetari ndaj egërsirave që militojnë në radhët e policisë.

Ish shefi i krimeve Pëllumb Shpati (sot nën arrest shtëpie, i dyshur që ndihmonte trafikantët e drogës) ka goditur në mes të hollit në prezencë të 3-4 kamerave dhe 5-6 policëve një qytetar duke i cënuar rëndë dinjitetin.

Ju sigurisht nuk keni asnjë lidhje e as përgjegjësi, por duke besuar në integritetin Tuaj, ju lutemi gjeni një formë që ditën e hënë datë 11/09/2023 ora 09:15 salla 07 tek Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër të shpjegoni para Gjykatësit se pse nuk punojnë kamerat e sigurisë në hollin e Drejtorisë të Policisë së Qarkut Shkodër./ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej