Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari i cili u ekzekutua në një atentat me eksploziv teksa po lëvizte me automjetin e tij në zonën e rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë, rezulton të jetë pronari i një ferme kampingu në zonën e Memaliajt.
Biznesi i 27-vjeçarit të ndjerë është i emërtuar “Sancho Farm Albania” dhe rezulton sipas të dhënave nga QKB të jetë hapur në janar të këtij viti.
Në rezortin e 27-vjeçarit ofroheshin dhe veprimtari argëtuese si kalërime me kuaj, xhiro me motora buggy, dhe lojëra paintball.
I njohur ndryshe si ‘Aleksi i Memaliajt’, 27-vjeçari është person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve. Ai rezulton të jetë i përfshirë në një plagosje me thikë në vitin 2019 në Sarandë, çështje për të cilën nuk është dënuar.
