Këtë fundjavë Europa pritet që të goditet nga një valë e të nxehtit afrikat. Sipas mediave të huaja referuar deklaratave të meterologëve europianë thuhet se temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në Itali dhe Francë, ndërsa në Gjermani si rrallë herë do të shkojnë deri në 30 gradë Celsius.
Vala me origjinë nga Afrika Verilindore ka pushtuar jugun e Spanjës, që këto ditë me temperatura që i kapërcejnë 35 gradë celcius. I nxehti i këtij viti ka ardhur më herët se në gjithë këto 40 vitet e fundit, teksa autoritetet kanë ngritur alarm për zbatimin e masave të jashtëzakonshme për të shmangur tragjeditë.
500 milionë euro ka akorduar qeveria franceze për planin e masave për përballimin e të nxehtit. Qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë në zona të freskëta si plazhe, ose të shmangin daljet në sheshe gjatë orareve të pikut.