“I plagosi dhe motrën”- Familjari zbulon dinamikën e vrasjes së 28-vjeçares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Aachen në Gjermani pasditen e të shtunës, ku një 28-vjeçare me origjinë shqiptare, e identifikuar si Jetmira Beka nga Mitrovica, u masakrua me thikë nga ish-bashkëshorti i saj.

Autori i krimit të rëndë është Besmir Ademi, personin me të cilin 28-vjeçarja ishte divorcuar pak kohë më parë për shkak të dhunës që ushtronte.

Një familjar i viktimës ka zbuluar për mediat kosovare dhe dinamikën e krimit të rëndë.

Në momentin e vrasjes, 28-vjeçarja ishte me motrën e saj 18-vjeçare, e cila u sulmua gjithashtu me thikë nga autori.

Motra e viktimës pësoi lëndime në dorë dhe sipas familjarit të saj ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Po vazhdimisht ka përdorur dhunë burri, kohën e fundit janë ndarë. Pastaj ka ardhë akti. E ka vra në sy të motrës, motrën 18-vjeçe e ka plagos. Në tentim me ndal dhunën-aktin, e ka plagosë edhe atë.

Plagë në dorë ka marrë, është jashtë rrezikut për jetën”, pohoi ai”, tha familjari.

Për tragjedinë që tronditi edhe Kosovën ai tha se nuk i dinë motivet.

37-vjeçari ndodhet në paraburgim, ndërsa mediat e huaja kanë raportuar se as prokuroria atje nuk ka dhënë shumë detaje për rastin.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej