I qëlluan me 25 plumba biznesin, kush është pronari i dyqanit të fustaneve të nusërisë në Laç

Mësohet se personi i dëmtuar në fshatin Gjorme të Mamurasit është Ferhat Tuga.

Personi i identifikuar nga policia dhe vetë i dëmtuari ka qëlluar plot 25 herë në drejtim të derës së dyqanit që zotërohet nga Ferhat Tuga në Gjorm të Mamurasit.I dëmtuari Tuga është pronar i një biznesi me fustane nusërie në këtë zonë.

Kohët e fundit Tuga ishte divorcuar nga bashkëshortja.

Policia pretendon se ka zbardhur ngjarjen, duke dyshuar se personi ka pasur konflikte me Tugën por deri tani asnjë person nuk është ndaluar me urdhër prokurorie.

Vazhdojnë veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej