I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i pajetë një person

Një 67-vjeçar që ishte shpallur i zhdukur dy ditë më parë nga familja e tij, është gjetur i vdekur në një kanal në Rroskovec. Sipas policisë në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.

“Sot më datë 09.07.2022, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur në një kanal me ujë, shtetasi B. B., 67 vjeç, banues në Roskovec.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 67-vjeçarit, nuk konstatohen shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 07.07.2022, nga Komisariati i Policisë Fier, për largim nga banesa”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej