Luizi, ashtu si çdo mëngjes i ka përgatitur sot kafen Kiarës. Teksa moderatorja është ngritur nga krevati, ai ishte duke ngrënë mëngjes dhe sapo pa Kiarën tha:
“Erdhi gruaja, duhet me i bërë kafen” dhe u ngrit nga vendi.
Në këtë moment ka ndërhyrë banori i ri, Shpati i cili i tha Luizit: “Ja kisha bërë edhe unë’”, ndërsa këngëtari iu përgjigj direkt: “Vetëm prej duarve të mia dhe të Beatit e pi”.
Më pas Shpati sqaroi se e tha këtë që Luizi të mos çohej, por të vazhdonte të hante bukë.