“Ia kam thënë të gjitha Berishës”, Evi Kokalari sulmon sërish Belind Këlliçin: Është mbi moshë, duhet larguar nga FRPD

Aktivistja Evi Kokalari sërish ka sulmuar deputetin e Partisë Demokratike dhe kreun e FRPD-së, Belind Këlliçin.

Ajo u shpreh se ai duhet larguar nga drejtimi i këtij forumi për shkak se i ka kaluar mosha, duke shtuar më tej se kryesia e FRPD është zgjedhur në bazë të klaneve të Këlliçit, duke e cilësuar atë një bisht të Lulzim Bashës.

Ndër të tjera Kokalari tha se të gjitha faktet që ka mbledhur kundër Këlliçit ia ka treguar edhe ish kryeministrit Sali Berisha.

“Zoti Këlliçi nuk është forumi rinor.  Ai nuk duhet të jetë kryetar. Është mbi moshë. Ka ardhur koha të mbahen zgjedhjet e reja që kryesia të zgjidhet me zgjedhje të lira. Më kanë thënë se kryesia e fundit është zgjedhur në bazë të klaneve të Belind Këlliçit.

Ai ka mbushur 35 vjeç janarin e kaluar. Nuk kam dashur të flas para protestës. E ftoj në një emision që ta debatojmë problemin e votimit dhe manipulimit të votave. Ai ka luftuar dikë që i ka dhënë PD më shumë se ai. Interesi i vetëm që ai ka është që të bëhet kryetari i PD. Ai është thjesht bishti i Lulzim Bashës. Karrierën e tij e ka nisur në bashki me Lulzim Bashën. E ka udhëhequr FRPD si Basha në PD.

Unë kam diskutuar me zotin Berisha. Unë çdo gjë që kam ditur ia kam thënë zotit Berisha. Nuk kam pasur asnjë interes te zoti Berisha. I kam thënë se nëse ky person ka bërë manipulime duhet të diskualifikohet. Belind Këlliçi donte që bëhej nënkryetar. Gjyqi i tij nuk ka sens. Ai ka marrë lekë nga një kompani në Durrësi që shiste banane dhe më pas u kap në drogë.

Tani më thonë që nëse Berisha do humbte zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm këta do i kërkonin që të jepte dorëheqjen”, tha ajo.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej