Ibrahimaj: Do të rrisim pagën minimale dhe pensionet, përfitojnë rreth 900 mijë qytetarë (Çfarë ndodh me Bordet)

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, bëri publike vendimet e marra pas mbledhjes së Këshillit të ministrave. Ajo deklaroi se pensionet do të rriten me 9.5%, ndërsa paga minimale do të shkojë në 340 mijë lekë nga 320 mijë që u deklarua në prill.

E pyetur për sa kohë do të vazhdojnë bordet për karburantet dhe produktet ushqimore,  ministrja tha se do të vazhdojnë “përsa kohë do ndikohemi nga rritje eksponenciale e çmimeve ndërkombëtare.”

“Me këtë indeksim të dytë ne e cojmë rritjen e pensioneve në nivelin 9.5% në krahasim me pasionet që merreshin në fund të vitit të kaluar. Përfitojnë 678 mijë pensionistë. Ky vendim hyn në efekt që me pensionin e muajit shtator.

Morëm një vendim sa si përket rritjes së pagës minimale në shkallë vendi. Në prill, e rritën nga 30 mijë në 32 mijë. Me vendimin e sotëm paga do të jetë 34 mijë lekë dhe ky është një vendim që prek 200 mijë të punësuar. Në total kemi rreth 900 mijë qytetarë shqiptare që përfitojnë nga rritja e pensioneve dhe pagave”, tha Ibrahimaj.

Pyetje: Për sa kohë do të vazhdojnë bordet që keni ngritur për karburantet dhe produktet ushqimore?

Ibrahimaj: Kemi marrë një vendim sapo lufta filloi dhe sapo çmimet filluan të rriten, ne kemi vendosur që jemi një qeveri që mbështet tregun e lirë dhe jo ndërhyrjet në përcaktimin e çmimeve. Ndaj vendosëm që të formojmë këto dy borde, të cilat kanë bërë  punën e tyre dhe limitimin e çmimeve, pa ndikuar në rritjen e çmimeve. Ne do të vazhdojmë të mbajmë bordet për karburantet dhe ushqimet, përsa kohë do ndikohemi nga rritje eksponenciale e çmimeve ndërkombëtare me qëllim garantimin që qytetarët të paguajnë çmimin më të ulët të mundshëm dhe limitim të spekulimeve me çmimet.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej