Identifikohen 2 vajzat që e futën në kurth 24-vjeçarin dhe rrëmbyesit e tij, si u vetëdorëzua një prej të dyshuarve. S’dihet asgjë mbi fatin e të riut

Një skenë rrëmbimi si nëpër filma është ajo e 24-vjeçarit në Kosovë. Ai u fut në grackë nga dy vajza, që e kontaktuan në rrjetet sociale, dhe më pas u rrëmbye nga dy të rinj.

Sipas Gazetës Sinjali, një prej personave të dyshuar të rrëmbimit të 24-vjeçarit është vetëdorëzuar në policinë e Kosovës. Ai është identifikuar si Lion Gashi. 22-vjeçari raportohet se është marrë një pyetje nga policia dhe me kërkesë të prokurorit të Krimeve të Rënda do mbahet në paraburgim për 48 orë.

I dyshuari tjetër, i identifikuar ai Albin Hoxha, 21-vjeç, është në arrati. Ndërsa nuk dihet ende asgjë mbi fatin e të rrëmbyerit.

Sipas burimeve për Gazetën Sinjali, dy vajzat që futën në grackë të riun janë Bleona Beqiri, 22-vjeç dhe Sara Dobratiçi, 19-vjeç.

Katër të dyshuarit përgatitën në detaje planin për rrëmbimin e të riut, i cili u qëllua me thikë para se ta fusnin me forcë në makinën e autorëve.

Si ndodhi ngjarja?

24-vjeçari mësohet se ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale nga dy të dyshuarat, të cilat ndihmuan në rrëmbimin e tij.

Bleona Beqiri dhe Sara Dobratiçi dyshohet se pasi kanë komunikuar me të riun, e kanë marrë me një makinë tip BMW dhe e kanë dorëzuar tek dy autorët.

Vajzat e dërguan me makinë të riun në rrugën “Hil Mosi”, aty ku e prisnin dy të dyshuarit e tjerë, të cilët e futën në një makinë tip “Golf 7”.

Para se ta fusnin me forcë në mjet, autorët e kanë qëlluar me thikë 24-vjeçarin.

Pasi është informuar për ngjarjen, policia ka shkuar në vendin ku u rrëmbye i riu dhe ka lokalizuar vendndodhjen e BMW, me të cilën udhëtonin dy vajzat, të cilat janë vendosur në prangat e policisë dhe janë marrë në pyetje nga blutë e Kosovës.

Më pas është bërë identifikimi i të dyshuarve tjerë. Me urdhër të prokurorit është kontrollua banesa e të dyshuarit, Albin Hoxha, por as ai dhe as 24-vjeçari rrëmbyer nuk janë gjetur atje.

Ndërsa i dyshuari tjetër Lion Gashi, nuk është gjetur në shtëpi pas kontrollit nga policia, dhe është vetëdorëzuar më vonë në komisariat.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej