Ilir Meta është zyrtari i lartë që Autoriteti i Dosjeve njoftoi Kuvendin/ Reagon Mesila Doda dhe tregon çfarë i ka kërkuar Lindita Nikollës: Kemi dështuar si shtet, një gjellë e cila nuk mund të kapërdihet

Autoriteti i Dosjeve kërkon që të ndryshojë ligji dhe të verifikohen politikanët që dolën të pastër në Komisionet në vitet ’90. Nga dokumenti zyrtar i Autoritetit të Dosjeve, del emri i ish-presidentit Ilir Meta.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagim i deputetes, Mesila Doda.

“Është një gjellë e cila nuk mund të kapërdihet. Por lojërat politike kanë bërë që të ketë një paqartësi lidhur me këtë pjesë. Ajo që kërkova nga Nikolla, është të kërkojë nga autoriteti i dosjeve pastërtitën e figurës për 140 deputetët”, u shpreh doda.

Fjala e plotë e deputetes:

Mbi iniciativën e ardhur nga Autoriteti i Dosjeve, kishim përpara një material me përmbajtje sensitive. Kjo më shtyn të rikthej në memorien tuaj që unë dhe vetë Idrizi kemi propozuar më parë me studentët për hapjen e dosjeve. Është një gjellë e cila nuk mund të kapërdihet. Por lojërat politike kanë bërë që të ketë një paqartësi lidhur me këtë pjesë. Ajo që kërkova nga Nikolla, është të kërkojë nga autoriteti i dosjeve pastërtitën e figurës për 140 deputetët. Nëse pas 32 vitesh ende kemi mes nesh kemi persona me të kaluar të errët në dosjet e sigurimit të shtetit, do të thotë se kemi dështuar si shtet.

Emrat duhen bërë publikë jo të vendosen inicialet aty. Unë u njoha vetëm me inicialet, për pjesën tjetër do duhet që të kemi mundëisnë që të ketë një ligj të mirë. Unë nuk ju them dot përmbajtjen e dokumentit , por duhet të bëjmë një ligj të fortë që të na ndajë nga ajo periudhë.

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej