Ilir Meta gjen alibinë: Mbiemrin ma ndryshuan mediat

Ish-presidenti Ilir Meta ja u ka faturuar mediave ndryshimin e mbiemrit. Pasi plasi skandali me dosjen e Sigurimit, mori rëndësi fakti se ai e ka mbiemrin Metaj, por në institucione ka firmosur si Meta. Në një intervistë në “ABC News”, ai tha se fajin e kanë mediat, pasi nuk ja shqiptonin deri në fund mbiemrin.

Unë nuk e kam thënë, por ma ndryshuan mediat. “J-në” time ma hoqi shtypi, sepse unë në shkrimet e mia shkruaja Ilir Metaj”, tha ai.

Më tej ai sulmoi ish-kreun e PD, Lulzim Basha, duke e akuzuar se ka bërë pazare me Edi Ramën.

Nuk ka pazar me Edi Ramën. Ajo që ka ndodhur vite e fundit është një mirëkoordinim i ish-drjetuesit të PD me zotin Rama. I cili dorëzoi gjithë pushtete e opozitës. Dhe e ndihmoi jo vetëm me djegien e mandateve dhe dhënien e institucioneve të pavarura, të drejtësisë dhe me pushtetin lokal. Sot nuk ka asnjë këshilltar të opozitës në 28 mijë kilometra katëror.

Rama është më i konsumuar dhe ia është nervoz se ka marrë të gjitha pushtetet. Opozita ka mundësi të realizojë atë potencial që vjen nga pakënaqësia ndaj qeverisë”, tha ai.

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej