Ilir Meta: Qeveria e Edi Ramës, e para për korrupsion në Evropë dhe e fundit për shkencë

Kreu i Partisë së Lirisë thotë se vetëm largimi një orë e më parë i qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama shpëton falimentimin e Shqipërisë dhe nxit zhvillimin e shkencës dhe të ekonomisë.

Për këtë, Ilir Meta i referohet një raporti të është Indeksit Global për Inovacionin për vitin 2022, që e pozicionon Shqipërinë të fundit të rajon dhe Europë.

“Shkaqe kryesore për këtë renditje janë mungesa serioze e burimeve njerëzore dhe kërkimore, njohuritë jo të duhura teknologjike dhe sofistikimi jo efiçent i tregut. Performancën më të dobët, Shqipëria e ka sa i takon prodhimeve të dijeve dhe prodhimeve teknologjike”, shkruan Ilir Meta.

Reagimi i plotë i kryetarit të Partisë së Lirisë:

Qeveria e Edi Ramës i ka shpallur luftë të hapur profesionistëve, dijeve dhe kërkimit shkencor. Prova më e qartë është Indeksi Global i Inovacionit për vitin 2022, që e pozicionon Shqipërinë të fundit të rajon dhe Europë.

Shkaqe kryesore për këtë renditje janë mungesa serioze e burimeve njerëzore dhe kërkimore, njohuritë jo të duhura teknologjike dhe sofistikimi jo efiçent i tregut. Performancën më të dobët, Shqipëria e ka sa i takon prodhimeve të dijeve dhe prodhimeve teknologjike.

Ndërkohë vendet e tjera të Ballkanit, si Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina janë dhjetëra vende më lart.

Qëndrimi arrogant dhe mungesa totale e mbështetjes për universitetin, për pedagogët dhe studentët duke mos u dhënë atyre asnjë ndihmë konkrete është arsyeja e vetme për këtë situatë të rëndë.

Kjo Qeveri që është e para për korrupsionin në Europë është e fundit për inovacionin shkencor. Ndaj vetëm largimi një orë e më parë i Edi Ramës shpëton falimentimin e Shqipërisë dhe nxit zhvillimin e shkencës dhe të ekonomisë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej