“Iliri na paska qenë spiun i Sigurimit të Shtetit”/ Endrit Shabani del me reagimin e fortë dhe bën thirrjen urgjente: Edhe Rama me Berishën…

Profesor Endrit Shabani ka dalë me një thirrje të fortë në rrjetet sociale pas lajmit se Ilir Meta rezulton të ketë qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit.

Sipas tij si Meta, Rama apo edhe Berisha janë të njëjtët njerëz që hoqën pardesytë e komunizmit dhe veshën xhinset e kapitalizmit. Shabani shkruan se duhet të heqim dorë prej tyre që të bëjmë diçka për të ardhmen e fëmijëve tanë.

“Iliri na del se paska qene spiun i sigurimit. Saliu dihet qe ishte sekretar partie. Edi djali i anetarit te presidiumit, dhe nip i ministrit qe planifikonte jeten e shqiptareve.

A ka ende me nevoje per prova qe edhe pas 32 vitesh Shqiperia vazhdon te mbahet peng nga komunistet e shekullit te shkuar?

Jane te njejtet njerez qe hoqen pardesyte komuniste dhe veshen xhinset e kapitalizmit, por qe vazhduan ta rrjepin kete popull me te njejten grykesi, dhe ta shtypin me njejtin grusht?

Dhe nderkohe qe bejne sikur luftojne me njeri tjetrin, ata jane bashke, sepse jane me te ngjashem me njeri tjetrin se sa me ne. Kane te njejten histori, jetojne ne te njejtat lagje dhe kane te njejten mendesi.

A e kupton qe nese nuk bejme dicka tani, edhe jeta e femijeve tane do jete ne dore te niperve te atyre qe e moren peng kete vend qe ne luften e dyte boterore?”, shkruan Endrit Shabani.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej