Për shkak të motit të keq një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit.
Mësohet se një trageti i linjës së Ankonës gjatë kohës që ndodhej i ankoruar në port ka këputur njërën nga cimat mbajtëse duke u përplasur me bankinën. Si pasojë e këtij incidenti nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale në tragete dhe në bankinë.
Pritet kryerja e hetimeve për të zbuluar dëmin dhe nëse trageti do të kryejë udhëtimin gjatë natës ose jo.