Instituti i Statistikave nuk njeh krizë; 23 zonjëzat e INSTAT, 4 ditë në Luksemburg me paratë e shqiptarëve

Trajtohen me paga 1200-1500 Euro, me dieta, makina luksoze, shpërblime, bankete e udhëtime nëpër botë, prandaj i shërbejnë pushtetit, duke paraqitur shifra të rreme; sikur gjoja varfëria në Shqipëri është ulur; pagat, pensionet e punësimet janë rritur; ndërsa inflacioni e çmimet janë më të ulëta se në vendet e BE

Ndërkohë që në këtë kohë krize, taksa-paguesve shqiptarë nuk po u kompensohet as rritja e çmimeve të ushqimeve të shportës e ilaçet, zyrtarët e shtetit që paguhen me këto taksa, vazhdojnë e harxhojnë miliona për udhëtime edhe të paargumentuara.

Konkretisht, Institutit i Statistikave ka shpallur tender për blerje bileta udhëtimi me avion në Luksemburg, ku do shkojnë 23 shefet e këtij institucioni  shtetëror që varet nga kryeministri.

Ata do nisen për Luksemburg më 15 nëntor paradite dhe do kthehen më 18 nëntor në mbrëmje, secili me nga 28 kg bagazhe, madje duke i kërkuar agjencisë së udhëtimit, që vendet në avion të jenë preferenciale dhe kushte sa më të mira për transferimin nga aeroporti në hotel.

Logjikisht, përveç kostos së udhëtimit me avion për 23 zonjëzat e Institutit të Statistikave ka dhe shpenzime për akomodim në hotel, ushqim e shërbime të tjera, llogaritë e të cilave dihet sa shkojnë.

Është rasti i parë, që zyrtarët e një institucioni udhëtojnë të gjithë sëbashku me avion, pa bërë publik qëllimin e këtij udhëtimi në Luksemburg për 4 ditë, por edhe nëse është zyrtar udhëtimi, as EUROSTAT nuk dërgon delegacione “ushtri” në vende si Gjermania e Franca.

Por gjersa kryeministri Rama udhëton me ‘Çarter’, pse të mos i hipin avionit kolektivçe edhe 23 zonjëzat e INSTAT, me milionat nga tona?!

Sepse i lejon vetë qeveria, që i trajton me paga 1200-1500 Euro, me dieta, makina luksoze, shpërblime, bankete e udhëtime nëpër botë, prandaj i shërbejnë pushtetit, duke paraqitur shifra të rreme, sikur gjoja varfëria në Shqipëri është ulur, pagat, pensionet e punësimet janë rritur, ndërsa inflacioni e çmimet janë më të ulëta se në vendet e BE./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej