Irani kërcënon Shqipërinë përmes një ushtaraku të lartë: Po mbështesni protestat, do ta paguani!

Protestat janë bërë virale në rrjetet e gjithë botës, pikërisht për rolin e grave, ku ata kanë djegur shamitë dhe kanë prerë flokët, çka sipas regjimit klerikal të mullahëve është një sakrilegj dhe krim që dënohet nga sherihati.

Shqipëria është kërcënuar sërish dhe rrezikon të përplaset me Iranin, pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike.

Një general i lartë i gardës Revolucionare ka kërcënuar ashpër Shqipërinë, pasi sipas tij po bëhet një vend nga ku po udhëhiqen protestat që kanë shpërthyer në Iran.

Protestat zhvillohen në Iran prej 11 ditëve, pas vrasjes së një gruaje në një stacion policie, e cila u arrestua se nuk e mbante shaminë sipas rregullave.

Opozita iraniane e strehuar në Manzë të qarkut Durrës, shpërndan çdo ditë lajme në portalin e saj në gjuhën shqipe, ku ndër të tjera thekson se protestat po organizohen nga muxhahidinët.

Protestat janë bërë virale në rrjetet e gjithë botës, pikërisht për rolin e grave, ku ata kanë djegur shamitë dhe kanë prerë flokët, çka sipas regjimit klerikal të mullahëve është një sakrilegj dhe krim që dënohet nga sherihati.

 

Një zëdhënës i muxhahidinëve, bëri të ditur në një njoftim të dërguar për ‘Pamfleti’, se protestat janë përhapur në 156 qytete të Iranit, ka pasur rreth 240 të vrarë dhe më shumë se 12,000 të arrestuar.

Sipas këtij njoftimi, “Pas arrestimit të shumë studentëve në mbarë vendin, të hënën, në ditën e 11-të të kryengritjes, shumë profesorë dhe studentë në universitetet iraniane dolën në grevë dhe njoftuan se do të vazhdojnë grevën deri në lirimin e të gjithë të arrestuarve”.

Ndërkaq, Ministri i Jashtëm i Iranit, Husein Amir Abdullahian, i cili dha një intervistë për një radio amerikane, ka minimizuar situatën, duke thënë se autoritetet kanë rënë dakord me familjarët e vajzës së vrarë, që të presin përfundimin e hetimeve.

Ndërkaq, ai që cilësohet si pasardhësi i Kasëm Sulejmanit, gjeneralit të forcave Qouds që u vra vite më parë nga SHBA me dron, ka kërcënuar hapur ato vende që po përkrahin organizatorët e protestave.

Siç bën të ditur media e Teheranit, e cila publikon edhe në gjuhën shqip, ‘Parstoday’, Gjeneral Brigade Abas Nilforushan, zv/shefi operativ i Gardës Kombëtare tha se të gjithë ata që luajtën një rol efektiv në ndezjen e trazirave, duke nxitur njerëz dhe duke dëmtuar pronën e qytetarëve janë identifikuar. Nxitësit e këtyre trazirave, si jashtë ashtu edhe brenda vendit, do të paguajnë çmimin”.

Ndërkaq, opozita iraniane që është stacionuar në Manzë, ka shpërndarë edhe një video të lideres së opozitës, Mirjam Rajavi, e cila ka nxitur gratë e vendit të saj që të vijojnë protestat nëpër rrugët e qyteteve iraniane.

Pak ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi në një intervistë në emisionin ‘Opinion’, se Shqipëria ka strehuar opozitën iraniane vetëm për qëllime humanitare, e nuk është lejuar që ata të zhvillojnë aktivitet politik. Por që realisht, duket se muxhahidinët nuk ja kanë vënë shumë veshin qëndrimit të kryeministrit shqiptar.

Një muaj më parë Shqipëria u bë objekt i një sulmi të fortë kibernetik, ku u hakua një pjesë e madhe e të dhënave të qytetarëve. Pas sulmit, Edi Rama tha se autori dhe organizatori ishte Teherani zyrtar, ndaj dhe preu marrëdhëniet diplomatike me vendin e Gjirit Persik./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej