Irani sulmon Shqipërinë, bie sistemi TIMS: Çfarë ndodhi mbrëmë në orën 23:13, a janë vjedhur të dhënat e shqiptarëve?

Pas sulmeve të vazhdueshme gjatë muajve të fundit që kulmuan me ato të korrikut duke ndërprerë shërbimet qeveritare online, Irani duket se ka nisur një ofensivë tjetër ndaj Shqipërisë, në shenjë hakmarrje pas shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike.

Objektivi i hakerave të Iranit ka qenë tashmë sistemi TIMS, i cili rregullon hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë dhe përbën thelbin e kontrollit kufitar të vendit. Gjatë mbrëmjes së djeshme janë raportuar probleme me këtë sistem si edhe shtim të radhëve të qytetarëve nga brenda dhe jashtë kufirit të Shqipërisë për shkak të një problem në sistemin TIMS, i cili fillimisht nuk u kuptua se përse ndodhi.

Sulmi ka ndodhur fillimisht në orën 22:10 duke ndërprerë fillimisht shërbimet në të. Një goditja tjetër ndodhi në orën 23:13 duke bërë të pamundur aksesin në këtë sistem nga shërbimet policore në doganat e vendit.

Në lidhje me këtë sulm reagoi sot edhe kryeministri Rama, i cili tha se burimi i tij ishte nga Irani dhe se qeveria po bashkëpunon me partnerët për të mundësuar shërbimin dhe rikthimin në punë të sistemit TIMS.

Nuk dihet ende nëse iranianët kanë patur apo jo akses në këtë sistem,  i cili edhe nga vetë policia administrohet me akses të kufizuar. Madje, çdo punonjës policie që futet dhe kërkon për lëvizjet një qytetari të caktuar në atë sistem, lë gjurmë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej