Irani sulmon Shqipërinë, jepet alarmi: Çfarë po ndodh në kufij

Shqipëria është goditur nga një tjetër sulm kibernetik nga Irani. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë sqaron se agresorët janë të njëjtë dhe se po vazhdohet puna së bashku me aleatët për të mbrojtur sistemet digjitale.

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, shkruan Rama.

Eshte raportuar më herët prej mbrëmjes së djeshme në Pikën Kufitare të Kapshticës ka pasur probleme me sistemin TIMS.  Për pasojë hyrjet e daljet e qytetarëve në kufi bëhen manualisht. Drejtoria e kufirit bëri me dije se se po punohet me regjistra. Megjithatë, kjo situatë nuk ka sjellë radhë mjetës, pasi janë shtuar  edhe punonjësit e policisë kufitare.

Sulmi vjen pasi Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Dy ditë më parë, diplomatët dhe punonjësit e ambasadës iraniane në Tiranë u dëbuan nga vendi. Qeveria shqiptare bëri përgjegjëse Iranin për sulmin kibernetik ndaj faqeve online në muajin korrik. Sulmi i Iranit ndaj Shqipërisë është dënuar gjithashtu nga aleatët perëndimorë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej