Irfan Hysenbelliu pas prishjes së hotelit: Nuk jam prekur ekonomikisht, por u preka nga gjesti! Ja ç’më tha djali

Irfan Hysebenlliu ka folur pas prishjes së hotelit të tij nga IKMT, pasi autoritetet pretendojnë se ishte pa leje.

Gjatë një interviste telefonike për Syri TV, Hysenbelliu, në mënyrë të habitshme, tha se nuk është prekur ekonomikisht, por e ka prekur gjesti i Edi Ramës.

“Nuk jam i prekur nga investimi që më hodhi, s’jam i prekur nga ana ekonomike që humbas por jam i prekur me gjestin.

Më tha djali pronat e tua bëj si të duash, i thashë dëgjo, se më tha të shoh të qetë, i thashë që kam kaluar vështirësi, motra më viq 26 vjeç, pastaj vëllai 20 vjeç, djali i motrës 1 vjeç, edhe vëllai tjetër kohët e fundit.

Dhimbja më e madhe është e jetës se paratë vihen, veprimi ekonomik nuk më ka prekur fare por gjesti.”-tha Hysenbelliu.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej