Irfani e përzuri kapterin Alfred Peza për paaftësi; Babloku do ta emërojë Drejtor të RTSH si “gjeni i medias”

Pas drejtorëve të paaftë, të burgosur e të shkarkuar me dorëheqje, në krye të RTSH përflitet Alfred Peza dhe kjo “punë ka marrë fund” sepse e ka vendosur Babloku, ndërsa Leka Bungo e Këshilli Drejtues, kanë hapur konkurs farsë ku janë regjistruar 6 kandidatë, mes tyre Alfredo i Bablokut.

Po “zien” Tirana e Shqipëria, që Drejtor i ri i RTSH do jetë ish-deputeti karagjoz i PS, që bëri premtimin për të bërë stadiumin dhe ekipin e Peqinit si Milani e Lacio, për hapje akademie sportive milaneze në Klub-Futboll “Shkumbini” dhe pajisjen e banorëve me abone falas për të hyrë në stadium.

Sa për kujtesë, është ish-gazetari deputet e sekretar i PS për mediat, me llogari bankare 1 milionë USD, që në sallën e parlamentit, përpara prokurorisë dhe  në sallën e gjyqit, nuk dinte të sqaronte se si i kishte fituar.

Por Babloku e instruktoi, të thoshte se kapitalin çek 1 milionë USD, e kishte “fituar me punë të ndershme” të gruas së dytë, dhe me djersën e tij në emisionin “Kapital” te TV Vizon Plus i  Artan Dulakut e në disa gazeta të tjera, prandaj gjykata nuk ia sekuestroi.

Edhe një kujtesë tjetër: Më 10 janar 2023, kur zyrtarja e qeverisë së PS, Erisa Fero u kap me 58 kilogramë kanabis në makinë si korriere e një grupi trafikantësh, ajo i tha policisë: – Më lëshoni, se unë jam aktiviste dhe mikeshë e Alfred Pezës dhe punoj për të.

E sikur të mos mjaftojnë këto, është edhe ky fakt: pasi mbeti pa punë, kapterin Alfred Peza e rekrutoi kapter Irfan Hysenbelliu dhe e emëroi drejtor të “TV-Panorma”, por pa nisur transmetimet e shkarkoi “për mungesë idesh, vizioni dhe paaftësi në media e spiun i Edi Ramës”.

Ndërsa Babloku, pa u bërë gara e ka emëruar “de facto Alfredon drejtor të RTSH, duke e servirë si “gjeni të medias”, kur në 32-vjet nuk i mbahet mend asnjë shkrim, përveç faktit, që kur ishte komandant toge te Shkolla e Oficerëve në vitin 1991, armatosi 500 “Skënderbegas” 14-16 vjeçar për të luftuar në mbrojtje të statujës së Enverit.

Gjersa kapter “xheli” ka filluar të shkojë shpesh te RTSH dhe po premton “krijim stafi të ri e cilësi programesh si mediat e mëdha botërore”, kjo tregon që Babloku e ka vulosur emrin e tij.

Por siç duket, ka urdhëruar dhe këshillin Mbikëqyrës të RTSH e deputetët, ta miratojnë e votojnë, megjithëse Alfredi ka “CV” politike, ekonomike e penale, që Ligji nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive” ia ndalon emërimin Drejtor i RTSH.

Irfani e përzuri kapterin Alfred Peza për paaftësi; Babloku do ta

Ndërsa moralisht, sot në vitin 2023, emërimi i tij tregon se aq keq është katandisur ky shtet e parlament që aspiron futjen në BE, sa të vendos në krye të televizionit shtetëror, një “pafillo” i cili prej 30 vitesh ka bredhur e vegjetuar “hu më hu” nëpër media, me të vetmen aftësi e mision si b*lëpirës./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej