Është kudo. Tek koncensioni i hemodializës 84 milionë euro me kushërirën Majlinda Fetiu dhe Rasim Hamzaraj, tek asgjesimi i mbetjeve spitalore me Arbër Teqja, tek Spitali Amerikan, në tenderat për pandeminë, te shërbimet që sabotohen në publik, tek boronicat me Shkëlzen Berishën, tek resortet në periferi të Tiranës, tek tregu agro-ushqimor, istitucione arsimore, peshkim, ndërtim, rrjete komunikimi, energjitikë etj.
Dhe të gjitha kompanitë i nxjerrë me humbje, duke i kaluar paratë nga Tirana, Holandë, Suedi dhe më pas në Angli. Vidh para publike me tendera e koncensione në Shqipëri dhe dërgo në Angli dhe offshore.
Janë para publike, paratë e taksaguesve, djersa e shqiptarëve, që vidhet nga një hajdut nga Berati, i cili vijon t’i shpëtojë veprimit të ligjit.
Ministria e Shëndetësisë duhet të quhet Ministria e Allajbeut, i cili edhe koncensionin 84 milionë euro të hemodializës e fshehu në një ish gomisteri në Berat në emerin e kushërirës së parë, Majlinda Fetiu.
Klodian Allajbeu qëndron edhe pas koncensionit të sterilizimit, për të cilin sot ka disa të arrestuar. Për të marrë para nga ky koncension ka futur gruan e tij, Iris Allajbeu.
Në letra, përfitues i koncensionit korruptiv është Ilir Rrapaj, por një pjesë e parave shkojnë tek Klod Allajbeut.
Si shfaqet dora e Allajbeut në dosjen e sterilizimit dhe pse nuk përmendet nga mediat e ‘pavarura’ ky fakt i rëndësishëm?
Kompania koncensionare e sterilizimit SaniService me nipt L51910021C, sipas dosjes së SPAK-ut, ka kaluar qindra mijëra euro në llogari të kompanisë së transportit të mallrave Kneo Transport Kompani, me nipt L61313515J. Paratë janë kaluar për shërbime të pretenduara të kryera nga kompania Kneo Transport Kompani, në kuadër të zbatimit të kontratës së koncensionit të sterilizimit.
Kompania Kneo Transport është themeluar nga Kneon Laçi në janar 2016, një muaj pas firmosjes së kontratës së sterilizimit të mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe SaniService.
Në 23 mars 2021, shfaqe Iris Allajbeu, bashkëshortja e Klodian Allajbeut, e cila blen 50 % të aksioneve të kompanisë të kompanisë Kneo Transport, aktualisht me emër të ndryshuar në Med-Rad.
Pasi Med-Rad mori paratë nga komcensioni i sterilizimit dhe pas thellimit të hetimeve nga SPAK për korrupsion, Iris Allajbeu largohet nga kompania në 13 korrik 2021, duke ia dhënë sërish aksionet Kneon Laçit.
Tek gruaja e Allajbeut duket se janë stopuar edhe hetimet e SPAK-ut, pasi ‘oktapodi’ ka lidhje të forta korruptive me organet e drejtësisë, jetike për të mbrojtur dhe vijuar vjedhjet e parave publike./Prapaskena