Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit zbardh prapaskenat dhe ‘plas’ deklaratën e fortë: Grupet kriminale kanë ndërtuar “kanale”…

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj, është shprehur se grupet kriminale kanë qenë shumë active në zgjedhjet e 14 majit.

Komentet Hajdarmataj i bëri gjatë një interviste televizive, ku tha se këto grupe kriminale i shërbejnë kryesisht pushtetit, pasi sipas tij, kanë ndërtuar kanale komunikimi me përfaqësues të maxhorancës.

Ai tha se ka informacion se në këtë zgjedhje janë hedhur shumë para të pista të siguruara nga grupet kriminale për të blerë vota.

“Fatkeqësisht edhe e keqja kur ndodh, këto fatkeqësi bashkëjetojnë edhe me ne si qytetarë. Edhe ne si qytetarë jemi brenda kësaj vorbulle të këtij rrjeti kriminal dhe nuk e ndiejmë veten dhe themi ndodhi. Ndodh një vrasje në mes të qytetit që mund të marrë jetën e një të pafajshmi. Fatkeqësisht ne jemi në një situatë kaotike përsa i përket rendit dhe qetësisë. Ne jemi të goditur psikologjikisht në këtë situatë kriminale. Ti çon fëmijën në shkollë dhe pastaj gjendet fëmija jot ku i merret jeta. Imagjino në çfarë situate, veç atij që i ka rënë fatkeqësia dhe familjes së agresorit, gjithë shoqëria rri e hesht. Duhet të reagojë shoqëria. Ajo shkollë atje duhet të tunden të gjithë ata prindër atje.

Çfarë roli kanë ata oficerë sigurie. Ai është thjeshtë një roje dhe asnjë lloj atributi nuk i njeh ligji atij. Ky është skandal. Gjithë shoqëria duhet të reagojë. Përsa i përket rendit dhe qetësisë, unë mendoj se situate nuk është e mirë. Nëse marrim rastin e Sarandës kemi 2 të zhdukur. Familjarët shkuan të bëjnë kallëzim dhe ata i thonë hajde të hënën që të bësh kallëzim. Shkojmë ne në institucionin përkatës për ruajtjen e rendit dhe sigurisë dhe nuk të marrin kallëzim. Pse është në këtë situatë policia?

Sepse i intereson vetë politikës. Politika kërkon që të policia të jetë thjeshtë ushtar. Praktikisht kur t’i shkon në çdo takim dhe shoqëron të deleguarit e qeverisë, praktikisht bëhesh palë me maxhorancën. Absolutisht në konceptin dhe informacionin që unë kam, grupet kriminale kanë qenë shumë aktive sidomos për blerjen e votave. Janë përdorur shumë para për blerjen e votave. Nëse do të ketë një analizë, tjetërsimi i votës është krimi më i madh që mund t’i ndodhë Shqipërisë. Nëse ti blen pushtetin, atëherë nga ky pushtet prodhohet çdo lloj padrejtësie. Kur e blen qytetarin, i thua qytetarit të kam dhënë paratë, më ke dhënë votën dhe nuk të kam asnjë detyrim.

Grupet kriminale kanë interesat e veta. Duke parë të gjitha këto interesa të grupeve kriminale që ushtrojnë trafikun e drogërave të forta, ato janë të interesuara që t’i shërbejmë pushtetit. Kjo pasi ata kanë ndërtuar kanalet e komunikimit me këtë klasë politike dhe nuk i intereson të ngrenë marrëdhënie të reja më klasën tjetër politike. Ata bëjnë biznes, kanë lekët e krimit, i fusin në lojë, blejnë vota, etj”, u shpreh Hajdarmataj.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej