Gjendet i shkatërruar mëngjesin e kësaj të mërkure automjeti i ish-juristit të ASHK në Sarande Laert Pasha, mëson Panorama.
Ky i fundit, ndodhet në burg prej 10 majit të këtij viti, i akuzuar nga SPAK për “korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike”.
Sipas korespondentes së Panorama, persona ende të paidentifikuar, gjatë natës, kanë thyer xhamin e pasëm të makinës, kanë çarë gomat dhe kane lyer me spraj mjetin tip Fuoristrade Mercedes-Benz ML me targe AA823YS.
Mjeti i Pashaj ndodhej i parkuar në lagjen nr.4 që prej arrestimit të 41-vjecarit.