Ish-zyrtarja Alda Klosi e arrestuar pas dëshmisë së pastrueses shtrohet në spital

Alda Klosi ish-zyrtarja e arrestuar pas dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi është shtruar në spital.

Menjëherë pasi u vu në pranga me akuzën për pastrim parash dhe fshehje pasurie, Klosi ka shfaqur probleme kardiake dhe është dërguar në spital ku ndodhet që prej ditës së djeshme.

Ditën e nesërme pritet që të zhvillohet seanca për masën e sigurisë. Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Arben Micko, i cili ka shqyrtuar më herët edhe masat e sigurisë për pastruesen Rozeta Dobin dhe djalin e saj, Havier Dobi.

Në dëshminë e saj të re që coi në pranga zyrtaren e lartë, Rozeta Dobi ka deklaruar se përveç shumës së parë prej 120 mijë euro edhe pjesën tjetër prej rreth 400 mijë eurosh, e ka marrë në banesën e Alda Klosit.

Dobi ka deklaruar se shumat e parave ia ka dhënë vetë Klosi me qëllim që ajo t’i fshihte në banesën e saj pas konflikteve që ish-zyrtarja ka patur me ish-bashkëshortin.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej