“Ishte elektriçist, bleu vilën ta jepte me qera” Jeta e shqiptarit që u vra në Greqi

Mediat greke i kanë kushtuar një artikull 34-vjeçarit shqiptar, Visar Dakrama alias Julian Kosova, i cili u vra mëngjesin e të hënës në Mykonos.

Miq të 34-vjeçarit shqiptar kanë rrëfyer për protothema.gr se babai i tij ishte polic në Shqipëri, ndërkohë që kishte dhe një vëlla tjetër i cili punon në ndërtim në Angli.

I riu shqiptar ka emigruar në Greqi, ku ka punuar si elektriçist në ishullin e Mykonosit. Ai kishte mundur të ndërtonte një banesë luksoze në Çorë, të cilën ua jepte me qira turistëve përmes platformave online.

Në muajt e verës banesa jepej me qera për një shifër rreth 800 euro në ditë.

Shtëpinë 34-vjeçari e bleu për një shumë prej 150 mijë euro dhe arriti ta rinovonte atë, madje duke ndërtuar dhe një pishinë, me qëllim rritjen e vlerës së pronës.

Ndërkohë edhe autori Athanasios Nazos ishte një banor i Mykonosit, familja e tij posedonte një biznes hotelerie në ishull. Motra e tij është këshilltare komunale nga ana e opozitës.

Fillimisht u aludua nga mediat greke për një krim pasioni ku një vajzë, e cila kishte qenë më parë e dashura e shqiptarit, u bë molla e sherrit mes dy të rinjve.

Por miqtë e autorit të krimit thonë se 33-vjeçari grek nuk ka pasur lidhje intime me vajzën në fjalë.

Dy të rinjtë u zunë brenda ambienteve të një klubi në orët e para të mëngjesit. Pas debatit 33-vjeçari shkoi në banesë ku rrëmbeu armën e zjarrit dhe qëlloi me plumbë në kokë shqiptarin.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej