Itali, nëna ekzekuton vajzën 14-vjeçare me thikë dhe hidhet nga dritarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali. Mësohet se një grua ka vrarë vajzën e saj adoleshente dhë më pas ka tentuar vetëvrasjen. Ngjarja u regjistrua sot në zonën e Oristanos.

Sipas njoftimeve të policisë, alarmi është ngritur nga fqinjët. Ata kanë gjetur gruan të shtrirë në rrugë. Sapo kanë hyrë në shtëpi, kanë parë trupin e vajzës në dysheme. Sipas asaj që raporton “L’Unione Sarda”, trupi i pajetë i 14-vjeçares, Chiara Carta, është gjetur në banjë.

Nëna, Monica Vinci, 52 vjeç, pasi vrau vajzën e saj, është hedhur nga dritarja, duke u përpjekur t’i jepte fund jetës. Ajo tashmë ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej