Ja 5 provat pse duhet arrestuar Ardi Veliu, për rikthimin në polici të komisarit trafikant që vrau 7-vjeçaren

Hipokrizia/  8 orë pas vrasjes, nën presionin e mediave e  qytetarëve, dhe për të fshehur kapjen e kupolës së Policisë nga grupet kriminale që ofroi Ardi Veliu në Vlorë, kryeministri Edi Rama urdhëroi drejtorin Gledis Nano, të shkarkonte disa zyrtarë fundor të policisë kufitare lokale, sikur ishte shkelur kufiri, e jo që vrasja u bë nga mos veprimi i policisë te zona bregdetare

Pas krimit makabër, që bëri Shefi i Policisë së Elbasanit, Arjan Tase, duke vrarë me gomone një fëmijë 7 vjeç, drejtori Gledis Nano e përjashtoi nga policia, për të zbutur,.. për të… “larë” veten.

Ndërsa 8 orë pas vrasjes, për të fshehur kapjen e kupolës së Policisë nga grupet kriminale që ka futur Ardi Veliu në Policinë e Vlorës, kryeministri Rama urdhëroi drejtorin Gledis Nanon, të shkarkonte disa zyrtarë e inspektorë lokal fundor të policisë kufitare.

Kjo hipokrizi shkarkimesh u bë sikur u shkel kufiri, e jo që vrasja ndodhi nga mungesa e plotë e sigurisë publike në plazh prej mos veprimit të policisë, madje 24 orë pasi vetë drejtori Gledis Nano kishte dhënë urdhër për të ndaluar mjetet motorike ujore në zonën e plazhit.

Tani rradhën e veprimit ligjor e ka vetëm SPAK, për të udhëruar arrestimin e ish-Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, aktualisht me detyrë Zv/ministër i Energji-Infrastrukturës.

Sepse provat zyrtare, tregojnë që Ardi Veliu, është pazaraxhiu i cili e ri-ktheu dhe e ri-gradoi në detyra të tjera të larta policore vrasësin Arjan Tase, pasi ky u arrestua për bashkëveprim në kultivim e trafikut të drogës, kur ishte Shef Komisariati në Himarë.

Konkretisht, bashkëveprimi i Arjan Tases me bandat e drogës, u zbulua më 3 tetor 2020, ndërsa më 5 tetor 2020, ish-Drejtori i Policisë Ardi Veliu e pezulloi nga detyra, por nuk e lejoji SHÇBA-në ta hetonte dhe as policinë kriminale Vlorë, ta arrestonte në flagrancë siç e gjeti.

Më 10 dhjetor 2020, ish-drejtori Ardi Veliu ia hoqi pezullimin nga detyra për komisarin trafikant Arjan Tase, dhe nxorri urdhrin provizor “Extra”, për ta komanduar Shef Sektori Hetimi Trafiqesh në Komisariatin e Vlorës.

Por plani i dështoi, pasi më 14 dhjetor 2020, prokurori Maksim Sota e arrestoi komisarin trafikant Arjan Tase, ndërsa Ardi Veliu u detyrua të anulonte komandimin e tij te anti-trafiku.

Më 17 dhjetor 2020, gjyqtarja e Shkallës Parë në Vlorë, Elona Mihali, liroi komisarin trafikant Arjan Tase, duke e lënë me masën “Detyrim paraqitje”, ndërsa ish-drejtori Ardi Veliu, brenda ditës ia fshiu vendimin e pezullimit nga detyra.

Katër ditë më pas, më 21 dhjetor 2020, Ardi Veliu e transferoi trafikantin Arjan Tase në Peqin me detyrë shef Seksioni për Krimet, paçka se ishte me masë “Detyrim paraqitje”; ndërsa në mars 2021 e transferoi në Komisariatn e Elbasanit, me detyrë Shef i Policimit në Komunitet.

Të gjitha këto veprime me heqje pezullimi, ri-kthimi në polici, transferime e emërime të komisarit trafikan Arjan Tase, në poste drejtuese anti-krimi e anti-trafiqesh, drejtori Ardi Veliu i ka bërë gjatë periudhës kur ai ishte me masë “Detyrim paraqitje”.

Në këtë rast, Ardi Veliu ka shkelur ligjin për Policinë e Shtetit, i cili përcakton kështu: Kur një punonjës policie, pezullohet, arrestohet apo lirohet, por është nën hetim me çfarëdo mase penale, nuk ri-kthehet në polici, deri kur të marrë pafajësinë e plotë në të gjitha shkallët gjyqësore.

Sipas Dosjes Penale Nr. 956 të Arjan Tases, ai ka qenë nën hetim e gjykim deri më 27 prill 2022, kur ka marrë pafajësinë në Shkallën e Parë-Vlorë, por prokurori Arjan Xhaferraj ka bërë apelim.

Mirëpo, qysh prej muajit dhjetor 2020 e deri më 2 gusht 2022, kur vrau vajzën 7 vjeçe me gomone në Himarë, komisari trafikant Arjan Tase,  ka qenë drejtues policie në Peqin e Elbasan.

Rikthimin, gradimin dhe emërimin e tij, i ka bërë ish-drejtori Ardi Veliu, ndërsa qysh prej muajit tetor 2021, komisari trafikant Arjan Tase, ka qëndruar shef policie në Elbansan, me heshtjen e plotë të drejtorit Gledis Nano, i cili e ka dosjen e tij penale në sirtar, por ka bërë sikur nuk e di.

SPAK duhet ta prangosë Ardi Veliun, referuar këtyre fakteve që janë në Drejtorinë e Policisë, madje vetë Gledis Nano, duhet ta kallëzojë Ardi Veliun… nëse e lejon Edi Rama. /Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej