Ja dosjet që ka në dorë Sali Berisha që po mbajnë peng shumë personalitete në PD, nis plani “B” i kreut të “Foltores” për të mbajtur nën kontroll partinë

Përdorimi i dosjeve të Sigurimit të Shtetit është një praktikë e njohur e ish-kryeministrit Sali Berisha për të mbajtur peng figura të njohura në Partinë Demokratike, prandaj ai nuk i ka hapur kurrë ato. Nëse këto personalitete të larta, në pamje të parë gdhihen dhe ngrysen vetëm me Sali Berishën në mëndje dhe në zemër, “shpirtërisht” i shqetëson diçka. Tek besnikët e ish-kryeministrit shohim politikanë që kanë mbajtur për vite me radhë në periudhën e qeverisjes së Sali Berishës poste të larta dhe ka nga ata që nuk po e braktisin kurrë edhe pse të gjithë ndërkombëtarët ia kanë mbyllur dyert dhe kanë paralajmëruar se nëse Berisha do të jetë në krye të selisë blu edhe Partia Demokratike do të shpallet “non grata”.

Kreu i “Foltores” e ka deklaruar vetë me gojën e tij së fundmi se di çdo gjë për dosjet e Sigurimit. “I kam dokumentet në dorë dhe i kam parë të gjitha dosjet e Sigurimit”, deklaroi Sali Berisha pak ditë më parë. Por ajo që i vë vulën është deputeti i Partisë Demokratike, Roland Bejko, i cili u shpreh në një intervistë televizive se Sali Berisha lejoi që të futeshin ish-sigurimsa në politikë. Sipas tij dosjet janë përdorur në duart e kryetarëve të partive, kryeministrave apo presidentëve.

“Zoti Sali Berisha e ka përdorur qartazi këtë instrument për të mbajtur në kontroll partinë, atë që ne e krijuam si Parti Demokratike dhe ku shpresuam që brenda Partisë Demokratike do të kishte diversitet mendimesh, do të respektohej fjala e lirë, individi dhe do të bëhej një parti moderne,”  u shpreh Bejko. Ai tha se 30 vjet më vonë janë po të njëjtët personazhe. Sipas Bejkos, Berisha e ka instrumentalizuar çështjen e dosjeve, duke mos bërë diçka serioze, por duke lejuar që në sistem të futeshin dhe bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit.

Nisma e socialistëve dhe plani “B” i Berishës

Me nisjen e sesionit të ri parlamentarë, një nga nismat ligjore që pritet që të shqyrtohet me urgjencë është ajo për ndryshimin e ligjit për dosjet e Sigurimit të Shtetit kërkuar nga Autoriteti i Dosjeve pas skandalit me daljen e emrit të ish-bashkëpunëtorit, I. M, për të cilin Autoriteti dhe kryeministri Rama pohojnë se është ish-presidenti Ilir Meta. Ky ndryshim ligjor u iniciua me urgjenca nga mazhoranca por opozita zyrtare në parlament, “Basha-Alibeaj”, vuri si kusht që të bashkohej edhe dekomunistizmi i parlamentit dhe të gjithë institucioneve të vendit.

Për këtë duket se ranë dakord edhe socialistët, kështu që në shtator pritet që të kalojë paketa ligjore e cila lë jashtë parlamentit dhe çdo institucioni jo vetëm ish-bashkëpunëtorët e shërbimit sekret përpara pluralizmit, por edhe ish komunistë në poste domethënëse. Në lojë hyn Sali Berisha. Dosjet e ish-Sigurimit që ka ai në dorë për shumë funksionarë të PD, mund t’i nxjerrin përgjithmonë nga politika. Gazeta raportoi pak ditë më parë se kreu i “Foltores” mund ta ketë shitur Ilir Metën tek kryeministri Rama, pasi një vendim kundër tij nga Apeli që i heq administrimin e selisë blu, do të sillte fundin e tij politik dhe “mburojën” e tij kundër drejtësisë dhe amerikanëve. Nëse drejtësia i heq nga duart PD, Berisha i humb të gjitha.

Ai nuk e ka dashur kurrë PD si politikan i ndershëm, që ta vejë kauzën e saj në dobi të vendit e demokracisë, as si pushtetar e as si opozitar, por e ka përdorur atë si mburojë për interesat e tij dhe demokratët e thjeshtë si mish për top. Në situatën dhe pozitat që ndodhet ai, ku gjysma e Evropës dhe SHBA i ka mbyllur dyert, ky vendim do te vuloste fundin e tij. Dosjet që ai disponon në dorë do të detyrojë disa personalitete në PD që të mos e braktisin në luftën e tij për të mbajtur partinë, qoftë edhe me forcë nëse Apeli ia heq nga duart.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej