Fatkeqësisht shqiptarët kanë krijuar përceptimin se bankat jane hajdutët më të mëdhenj me “kollare”, dhe nuk është se e kanë gabim. Gjithashtu përceptimi është se bankat i fitojnë lekët e tyre duke dhënë kredi afatgjata për blerjen e shtëpive. Kjo është komplet e pavërtetë. Bankierët dhe shefat e tyre si “hiena” që janë, kanë gjetur forma të neveritshme për të rrjepur një segment konsumatorësh që hyjnë në sipiralen e këtyre grabitqarëve.
Në redaksinë e ShkodraNews kanë mbërritur një sërë informacionesh mbi pisllëqet e këtyre hajdutëve “kollarexhinj”. Duke qenë staf modest në numer, e kemi pak të vështirë të përpunojmë dhe verifikojmë të gjitha informacionet, por po nisim njëherë me më elementaret.
Mësohet se këto marifetxhinj i paraqesin një mori dokumentash qytetarëve hallexhinj që duan të hapin një llogari bankare për të marrë rrogen. Qytetarët duke mos patur kulturen dhe informacionet e duhura firmosin pa lexuar çdo fletë që ju jepet.
Mjeshtrat krijojnë “kushtet e duhura” që qytetari i thjeshtë të ndihet sa më në siklet e të hedhë firmën sa më shpejt para këtyre “kollarexhinjve”. Ndërkohë mes morisë së letrave kanë firmosur edhe një dokument ku pranojnë të marrin overdraft.
Ky segment konsumatorësh që akoma nuk di të perdorë një ATM e jo më të kuptojë hilet e hienave bankare sapo ka rënë në vorbullen e mjeshtrave. Herë marrin rrogën e herë marrin marrin overdraftin padashje të shkretët qytetarë duke paguar për këtë të fundit 28% interes pak a shumë sa fajdet. Edhe ato pak më të zgjuarit që e kanë kuptuar hilen, si ti frenojnë emocionet e të mos tundohen të prekin overdraftin kur kanë mbetur pa lek?/ShkodraNews