Ja si Bardh Spahia mund të kishte ulur kriminalitetin (por nuk e ka bërë)

Ajo qe u ngrit si shqetesim pak dite me pare nga shkodranews, u kthye ne objekt debatesh ne mbledhjen e keshillit bashkiak te Shkodres. Keshilltari Arbis Vjerdha evidentoi faktin qe kamerat funksionojne vetem ne pjesen e qendres se qytetit, ndersa ne zonat problematike jo. Ato jane jashte funksioni ose nuk jane vendosur fare tha ai, duke ju referuar kesaj problematike te ngritur me shqetesim nga banoret dhe drejtues te policise e prokurorise per shkodranews. Vete kryetari i bashkise Bardh Spahia u mundua ta pergenjeshtroje kete gje, duke u shprehur se kamerat ne disa zona jane demtuar nga vete banoret, por jo se nuk jane vendosur nga bashkia. Organet e drejtesise kane ne cdo kohe akses per pamjet tha ai, duke u munduar ta pergenjeshtroje policine dhe prokurorine qe bashkia nuk i vendos ne dispozicion pamjet. Por sic duket kryetarit te bashkise nuk i kane dhene informacionin e duhur, sepse ai duhet ta dije qe shume rruge e lagje nuk kane kamera, ne shume prej tyre ato nuk funksionojne apo jane vendosur thjesht sa per pamje por qe nuk kane regjistrim. Kjo ben qe sot qyteti te jete i pasigurte, e ne te njejten kohe ngjarjet kriminale te mos jene te filmuara, duke ja lene zbardhjen e tyre vetem asaj qe regjistrojne kamerat e bizneseve private. Bashkia shpenzon miliona para dhe ne krahun tjeter luan lojen sikur nuk di, apo e verteta i tjetersohet nga te tjeret, por faktet flasin vete!

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej