Ja “surpriza” që i bëri Voltana Bardhit pak ditë para se të largohej (dokumenti)

Ndersa numeronte oret e fundit ne detyren e kryetares se bashkise Shkoder, Voltana Ademi, njeriu simbol i shkaterrimit dhe drejtimit pa vizion, e hodhi edhe firmen e fundit te abuzimit dhe babezise me pushtetin. Ne 24 mars 2022, pasi ishte mesuar fituesi i bashkise Shkoder nga zgjedhjet e pjesshme vendore, Voltana Ademi i le si dhurate Bardh Spahise emerimin edhe per 3 vite te tjera te Mark Molles, si drejtor te ndermarrjes se ujesjelles kanalizime Shkoder. Paturpesisht Ademi tashme pa asnje tager por ne menyre abuzive i zgjat mandatin njeriut te besuar te saj, duke ja lene fakt te kryer kete gje kryetarit te ri te bashkise.

E gjitha kjo qe edhe ne rast se Spahia do ti kerkoje largimin, Molla ta hedhe ne gjyq per te marre qindarke per qindarke demshperblimin. Kjo firme e saj eshte deshmia me e mire se si njeri ka drejtuar ne 7 vite bashkine me te madhe te veriut, e nxitur nga interesat personale, perfitimi dhe duke mos pyetur per ligj apo rregulla. Ajo i zgjat edhe per 3 vite mandatin Molles, njeriut qe kurre nuk dha llogari per drejtimin e UKSH Shkoder, edhe pse e nxori ate me humbje dhe performance ne renie nga viti ne vit. Tashme Bardh Spahia duhet qe kete firme dhe emerim duhet ta hedh ne kosh dhe Ademin bashke me bashkepunetoret e saj ti kaloje ne filtra, pse jo ti dergoje edhe para drejtesise per shkeljet, e jo te mbetet peng i tyre.

Emerimi ne fjale qe mban firmen e Voltana Ademit do te mbetet padiskutim vula e firma e fundit e nje njeriu qe pushtetin e ka per te shkaterruar e jo ndertuar, prandaj per sa kohe qe intersin publik e ka armik te sajin, ajo duhet te rrije larg cdo lloj institucioni dhe perfaqesimi. Shkodra ja ka shkruar Ademit emrin e saj me germa ne medha ne historine e turpi qe i la nje administratore qytetit me te madh te veriut shqiptar./ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej