Anonymous Albania, ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online qeveritare.
Sipas njoftimit të tyre, sulmi kibernetik na nisur fillimisht te serveri i AKSH-t që ka nën kontroll serverat e qeverisë, ku fillimisht hakerat kanë gjetur të gjitha email-et e AKSHI-të me një skanim të serverit.
Ata bëjnë me dije se sulmi është i njëjtë si në vitin 2016 me NSA.
Anonymous Albania u ka bërë thirrje institucioneve të shtetit që të kenë kujdes me email-et që ju vijnë me PDF.
Po ashtu ata ju bëjnë thirrje bankave të kenë kujdes pasi një sulm shumë i rëndë po vjen për shqiptarët.
Postimi i plotë:
Përshëndetje pas shumë kohësh ne u rikthyem përsëri vetëm për t’ju treguar në lidhje me sulmet e fundit kibernetike në gov.al.
Kemi dëgjuar shumë ekspertë të IT-së me diplomim falso që s’ ja kanë idenë se nga ka ardhur sulmi e si ka ardhur dhe pse ka ardhur, dhe çfarë pritet të vij në vazhdim.
Sulmi kibernetik ka nisur në fillim te serveri i AKSH-t që ka në kontroll të gjitha serverat e qeverisë, pra hakerat në fillim kanë gjetur të gjitha email-t e AKSH-t me një skanim të serverit. Më pas kanë dërguar email nëpër email-t e AKSH-t një PDF e cila ka pasur malware. Ashtu siç ndodhi dhe në vitin 2016 me National Security Agency (NSA) qw u infektua me këtë lloj virusi nga hakerat (TSB).
Pra atëherë eksperti IT-se me “diplomim fallco” ka hapur PDF o jo një link si të thonë ekspertët, sigurisht që sulmi është i dëmshëm po jo shumë. Sulmi i madh është duke ardhur, kujdes.
Ju bëjmë thirrje të gjitha instituconeve të shtetit kujdesni e-mail-at që ju vijnë me PDF para se të hapni PDF dërgojeni atë forward me një email tjetër dhe e hapni me një kompjuter që nuk është i lidhur me serverat e GOV.al sepse antiviruset nuk ju mbrojnë nga ky virus.
Bankat duhet të bëjnë më shumë kujdes sepse ky do të jetë sulmi më i keq që shqiptarët do të përjetojnë. Hakerat kanë email e gov.al dhe do dërgojnë viruse me PDF nëpër email-at e bankave në mënyrë që të ketë full Access me HRD hiden remote destop ashtu siç patën te AKSHI.