Jetonin në kushte të mjerueshme! Dalin detajet nga shkatërrimi i bandës që trafikonte qenie njerëzore, drejtohej nga gruaja e një shqiptari

Një organizatë kriminale e trafikut të qenieve njerëzore, e drejtuar nga një grua 40-vjeçare nga Uzbekistani, është çmontuar në Athinë nga Nëndrejtoria e Krimit të Organizuar. Mediet greke kanë zbardhur detajet në lidhje me organizatën.

Makthin absolut në duart e tutores 40-vjeçare nga Uzbekistani e kanë jetuar të paktën nëntë bashkatdhetare të saj, të cilët ajo i mbante të burgosura në apartamente në Omonia.

Rrjeti i trafikut u çmontua pas tentativës së një gruaje për t’u arratisur nga “kthetrat” ​​e bandës, si rezultat i së cilës ajo u shpëtua nga banorët e sheshit Vathi të cilët lajmëruan Policinë.

Deri më tani është arrestuar 40-vjeçarja nga Uzbekistani e cilësuar si “truri” i unazës, ndërsa janë identifikuar edhe tre persona të tjerë si anëtarë të organizatës kriminale.

Bëhet fjalë për një 35-vjeçar shqiptar, partneri i 40-vjeçares,një grua nga Uzbekistani që ndërrmerte udhëtimet “sekret” për grate, viktima të trafikimit në Greqia, dhe një bullgar që i transportonte nga kufiri në Athinë.

Siç doli nga hetimi i Departamentit të Policisë së Anti-Trafikimit të Qenieve Njerëzore, 40-vjeçarja dhe partneri i saj 35-vjeçar “peshkuan” vajza të reja nga Uzbekistani duke u ofruar punë “të arta” në Greqi.

Aty, ata i mbanin viktimat e tyre në kushte të mjerueshme, duke i kërcënuar ose me rrahje ose me një borxh të pretenduar për t’i paguar rrjetit për shërbimet e kryera.

Çështja doli në “dritë” pas denoncimit të një viktime që ra në “rrjetat” e organizatës marsin e kaluar.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej