Julian Deda: E tmerruam Edi Ramën, tani jam gati të sfidoj Veliajn për bashkinë e Tiranës

Aktori Julian Deda thotë se e tmerruan Edi Ramën në protestën e së enjtes, ku zbritën në shesh mijëra njerëz.

“Sa shume ishim në protestë.

Kur ke hall, kur je i shqetesuar per te ardhmen dhe sidomos kur te ndizet nje drite shprese, nuk pyet per vapen”, shkruan ai.

Ndërsa më pas tregon se do të mobilizohet për të sfiduar Erion Veliajn, i cili ka deklaruar se do të rikandidojë për të fituar mandatin e tretë si kryebashkiak i Tiranës.

“Erion fiku paska thene “po” per te rikandiduar per Tiranen. Nuk ngopet ky njeri.

Duhet me i ndez motorrat me e parandalu kete te keqe”, shkruan Deda.

Kujtojmë që disa kohë më parë, aktori ka deklaruar se kërkon të kandidojë për t’u bërë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Dhe nuk ëshstë çudi që të kandidojë, duke parë miqësinë e ngushtë me djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, me të cilin u shfaq edhe në protestën e 7 korrikut.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej