Kadastra e Shkodrës, apo “mallkimi” që nuk ka fund !!!

As gjysmë viti punë nuk arriti të bëjë në krye të kadastrës Shkoder, Blerina Haka. Ajo u detyrua të kërkojë dorëheqjen në zyrat qëndrore të kadastrës në Tiranë, pasi u përball me një seri problematikash në një ndër institucionet më të rëndësishme që ka vendi, pasi aty gjendet ajo që për këdo është e shenjtë, Prona.

Pasuese e saj u vu një emër i ri, i ardhur nga radhët e socialistëve si kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Lela Berdica, e cila në administratën publike nuk ka përvojë të gjatë dhe konsoliduar. Por kjo nuk i pengoi socialistët t’i besonin një post sa të rëndësishëm, aq edhe problematik e me përgjegjesi.

Vetë kadastra mbetet një nga institucionet që pa frikë mund të cilësohet e “mallkuara”, për fatin që ju ka dhënë drejtuesve, jo vetëm në Shkoder por thuajse në të gjithë vendin. Nga largimet e shpeshta të drejtuesve që janë fenomeni më normal në ato zyra, kemi parë se si shumë prej tyre kanë përfunduar të proçeduar, arrestuar e dënuar, për të mos thënë më pas për dhunime e kërcënime, që ngjajnë të natyrshme për ato mure. Shkak janë pazaret e bëra ndër vite me pronat, që nga mbivendosjet, tek tjetërsimet, gabimet në hedhjen e të dhënave apo pazare të tjera, që e kanë zhytur sot çeshtjen e pronave në Shqipëri, në vorbullën më të errët që asnjë palë që qeveris vendin, nuk po shpreh vullnetin serioz për ta zgjidhur.

Në 8 vitet e drejtimit të socialistëve, padiskutim që kadastra e Shkodres mban rekordin e drejtuesve të ndërruar, mbi 10 të tillë, një pjesë të larguar për abuzim me detyrën, madje edhe të arrestuar, të tjerë për paaftësi drejtimi apo korrupsion. Mallkim që nuk ndalet e për fat të keq me kosto të madhe të qytetarët që vijojnë të sorollaten dyerve të këtyre institucioneve, në kërkim të asnjë të mire, përveçse asaj që ju takon me ligj, pronës. E pa pronën, vështirë se mund të mbyllen konfliktet e hapura, e Shqipëria të jetë një vend i zhvilluar, kjo e theksuar prerazi në raportet e ndërkombëtareve dhe klauzolat e proçeseve integruese që vendi ka nisur./ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej