Largimi i Artan Lames nga detyra, ka bërë që punonjësit e kadastrave Durrës, Vlorë, Sarandë, Fier, Kavajë, Lezhë, Korçë, Elbasan, Shkodër etj., ta kalonin të lirë e të qetë këtë fundjavë.
Sepse për herë të parë, nuk morën urdhrat dhe telefonatat e drejtor Artan Lames, të cilat nuk kishin lidhje me zbatimin e ligjit, por me porosi e presione të shkonin në zyrë edhe të shtunave e të dielave, për t’u shërbyer “të fortëve”, shokëve e klientëve të tij.
Pas 10 vitesh, ALUIZNI e Kadastra shpëtuan nga Artan Lame, “kokë e këmbë” i zhytur në korrupsion.
P.sh., më 18 qershor 2022, pas arrestimeve në kadastrat e Vlorës, Sarandës, Durrësit e Tiranës, Drejtori Artan Lame, doli e tha se nga 2342 regjistra në Tiranë, vetëm 250 janë të pa dëmtuar.
Ndërsa 1100 regjistra, qindra faqe janë të hequra e zëvendësuar, të grisura, të korigjuara e të falsifikuara, madje 11 mijë e 230 faqe janë bosh, për t’u plotësuar nga banda e Artan Lames, me të dhëna pronash shteti e private të grabitura.
Anti-krimi konstatoi, se 11 mijë e 230 faqet e lëna bosh dhe 1800 dosje të falsifikuara në emra pronarësh e sipërfaqesh në Tiranë, Vlorë, Durrës, Kavajë e Lezhës, bazuar në rendin numerik e kohor, janë bërë pas 26 marsit 2019, që është pas emërimit të Artan Lames, Drejtor Kadastre.
Se çfarë zullumesh ka bërë Artan Lame deri më 10 mars 2023 kur Edi Rama e largoi nga detyra, këtë e di vetëm zoti Lam dhe 8 grupe prokurorësh, të cilët më 20 qershor 2022 filluan verifikimet në regjistrat e kadastrave të rretheve përkatëse, por befas e ndërprenë hetimin më 25 gusht 2022.
E vërteta është, se Kadastra shpëtoi nga Artan Lame, “ushtari” i mafies së falsifikimit dhe grabitjes së pronave e tokave në bregdetin Durrës, Lezhë, Sarandë, Vlorë, Himarë, Kavajë, Velipojë dhe në Tiranë e zona malore turistike, të cilat ua ka regjistruar me letra false.
Pyetja që bëhet është kjo: – Po Artan Lame, a do shpëtojë nga SPAK për krimet e bëra në regjistrat e pronave, për shkak të të cilave ka pasur edhe vrasje?
Sepse SPAK, duhet të vazhdojë hetimin e ndërprerë më 25 gusht 2022 në Kadastër, ku gjatë kohës së Artan Lames si drejtor janë bërë krime të shumta e të rënda, me pasuritë private e pronë shtetërore, grabitur prej tij në bashkëveprim me përfituesit oligarkë, trafikantë, kriminelë, ministra, deputetë dhe kryepolicë e shefa drejtësie.
Saktësojmë, se gjatë 10 viteve të Artan Lames Drejtor ALUIZNI e Drejtor Kadastre, janë arrestuar 398 vartës të tij, mes tyre 76 drejtues, ndërsa krye falsifikatori e krye hajduti Lame nuk është prekur deri para 3 ditësh, kur Edi Rama e largoi nga “vendi i krimeve”./Pamfleti