Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frroku është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Ai teksa po hynte në SPAK është pyetur nga gazetarët se përse ndodhej aty, ndërsa ish-kryebashkiaku është përgjigjur “kam ardhur për punët e mia”.
Nuk dihet arsyeja pse ish-kryebashkiaku është thirrur sot në SPAK. Kujtojmë që në 2018 Fran Frrokaj së bashku me 11 zyrtarë të tjerë u arrestuan për tjetërsimin e pronave në Shëngjin.
Frrokaj u dënua me katër vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë.