“Kam kontratë, nuk mund t’më nxjerrësh nga shtëpia”, zbardhen detaje nga vrasja e 51-vjeçarit në Shkodër

Mesditën e së martës, Lekë Vuksani qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij 51-vjeçarin Petrit Vuksani. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Tom Kola” të Shkodrës. Shkak u bë pikërisht fakti se viktima i kërkoi Lekë Vuksanit që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri.

“Mësohet që marrëdhënia mes tyre ishte vetëm pronar-qiramarrës, pavarësisht mbiemrit që është një koincidencë, është konfirmuar kjo edhe nga burime nga familjarë të të dyja palëve. Kjo banesë duket që ka qenë molla e sherrit, fakti që ai (viktima Petrit Vuksani) është kthyer nga Anglia para 1 muaji dhe ka kërkuar që të lirohet banesa.

Lekë Vuksani nuk ka rënë dakord duke thënë se kishte një kontratë dhe nuk mund ta nxirrte nga shtëpia. Konfliktet kishin rreth 1 muaj që vijonin. Ngjarja duket të ketë qenë e paramenduar, pasi Lekë Vuksani ka shkuar dhe ka hapur zjarr ndaj 51-vjeçarit në banesë”.

Autori i dyshuar nuk njihej si person problematik dhe rezulton pa precedentë penalë. Sa i përket viktimës, mësohet se fqinjët e njihnin atë shumë pak, pasi pjesën më të madhe të jetës e kishte kaluar jashtë vendit, në Angli, por edhe në vende të tjera të Europës.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej