“Kamera ka qenë e vendosur në një termus, dhe…” Artan Hoxha del me detaje te reja

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke komentuar seks-skandalin e ndodhur në Bashkinë e Kukësit, ka treguar disa detaje në lidhje me atë se çfarë i kërkojnë ministrat kur bisedon në telefon.

Hoxha tha se rasti i Gjicit nuk është i izoluar, janë të shumtë zyrtarët që abuzojnë me detyrën.

Ndërsa theksoi se janë të shumtë zyrtarët e lartë të cilët kërkojnë mbrojtje, që mos ju dalin përgjimet publikisht.

Ai tha se gjatë bisedës që bën me ministrat ata shpesh e pyesin se: “A ka sinjal?”, duke shtuar kjo është një nga mënyrat e kriptuara për të mos lejuar përgjimet telefonike.

Nga ana tjetër Artan Hoxha ka deklaruar se ka dyshime se kamera që ka filmuar Gjicin ka qenë e montuar në një termus që përdoret për të pirë ujin. Madje në një moment në video dëgjohet që Gjici i thotë: “Hë dhe ti me atë në dorë”.

Unë dyshoj që ishte një termus sepse shikoj vajzën që herë pas here shkonte tek çanta dhe herë pas here merrte letra të lagura, madje ai në një moment në video i thotë: Ku shkon me këtë çantë në zyrën e kryetarit të bashkisë?“, tha ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej