Kapet bosi i fuqishëm i mafias, reagon Artan Hoxha dhe tregon ç’po fshihet: Ka kohë, që një tjetër ia ka zënë vendin, i cili u “kap” ndërsa mjekohej në një klinikë private…

Arrestimi i bosit të mafies italiane, Matteo Messina Denaro ishte lajmi i ditës në shumë media ndërkombëtare ditën e djeshme. Ai u arrestua pas 30 viteve në arrati dhe cilësohej si “i fundit i Korleonezëve”.

Për arrestimin e tij ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha. Nga Korleone ai thotë se banorët aty mendojnë që ka kohë që një tjetër e ka zënë vendin e Messina Denaros, i cili ra në pranga teksa kurohej në një klinikë private në Palermo.

Mediat në gjithe boten, kane dy dite qe nuk pushojne, thone se eshte kapur pas 30 vitesh kerkimi “bosi i boseve”, kreu i mafias siçiliane “Koza Nostra”, i njohur si “i fundit” i Korleonezeve….

Në Korleone nuk mendojne keshtu…

Ka kohe, qe nje tjeter korleonez ka zene vendin e Matteo Messina Denaro, i cili u “kap” ndersa mjekohej në nje klinike private ne Palermo, pasi ishte diagnostikuar me tumor…

Nga atdheu i mafias, “Terre di Corleone”…

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej