Kapet i “rrezikshmi” në Fier/ I përfshirë në përplasjet me armë në Lazarat

Kapet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në sajë të operacionit policor të koduar “Bypass”.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, blutë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Florjan Shurdhi, 38 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Ai u vu në pranga në Bypass-in e Fierit, pasi u kap në makinë me armë të ftohtë.

38-vjeçari rezulton një person me precedentë të mëparshëm për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Florjan Shurdhi ka qenë një ndër personat që hapën zjarr ndaj policisë gjatë operacionit antikanabis në qershor të 2014-s.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë, doza me kanabis, fara kanabisi, si dhe 1 thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e armës së ftohtë.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej