Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë. Bëhet fjalë për Musel Kumbrian dhe bashkëpunëtorin e tij, një 16-vjeçar.
Në total policia ka sekuestruar 2 kilogramë kanabis, doza kokaine, 2 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe 189 800 Lekë.
Sipas policia, 27-vjeçar Kumbria siguronte lëndën narkotike. Droga u gjet gjatë kontrollit fizik ndaj vetë 27-vjeçarit dhe banesës së tij.
I riu, pasi siguronte drogën i ndante në doza dhe më pas i shiste në bashkëpunim me 16-vjeçarin në zonën e Yzberishtit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.