“Kemi bllokuar pallatin”, denoncimi me video i kandidatit të “BF” në Dibër: Kapëm 3 punonjës të Ballukut duke shpërndarë lekë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Dibër, Ismail Uka ka denoncuar një rast të shit-blerjes së votës nga ana e mazhorancës në qytetin ku ai kandidon.

Një inspektor i IKMT, së bashku me dy punonjës të tjerë janë kapur në Dibër duke shpërndarë para vetëm dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Mësohet se Elton Leshi i cili punon si inspektor pranë IKMT dhe dy punonjësit janë bllokuar brenda një pallati nga banorë të zonës, ndërsa më pas janë shoqëruar nga efektivët e policisë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej