Këngë e valle në tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë/ Artan Hoxha tallet me Ramën

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar me ironi ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili inauguroi me këngë dhe valle tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Hoxha ka sulmuar median e Carlo Bolinos për mënyrën se si e ka trajtuar lajmin, teksa thotë se është media e mosvarme që bën pasqyrim “profesional”.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, gazetari është tallur me këngën polifonike labe, që i kushtuan kreut të qeverisë.

Statusi i Artan Hoxhës:

Kur lexova kete titull te medias se lire dhe te mosvarme, per hapjen e tunelit te Skerfices, nuk me mbeti gje tjeter per te thene, perveçse,

Urraaaaaa…

Po sidomos pasqyrimi “profesional” i “gazit dhe harese”, shoqeruar me tekstin heroik te kenges polifonike labe, kushtuar kryeministrit dhe dy ministrave te Transportit:

“Ketu mezi kalonin trimat….”

I thotë qafa e skërficës

Luvadhit dhe Gramatesë

Paska dhe male mbi male

Që të çajnë mes për mes.

Tre janë emrat që ja bënë

Këtë dhuratë labërisë

Damjani edhe Balluku

Dhe kreu i qeverisë.

Nisën punimet e para

Seneja 2000 e shtatë

Por e sosi Edi Rama

Më pak se gjysëm mandatë

Ti e lidhe labërinë

Me rrugë kryq e terthorë

Kurveleshin me Himarën

Tepelen Kuç edhe Vlorë.

Këtu mezi shkonin trimat

Për Senicë e Taroninë

Tani lidhet me tunelin

Gjirokastra me Delvinë

Mbaso do meren me grupin

Që e mburrëm qeverinë

Kush punon për këtë truall

Këngën labe ka shpërblim…

Ndersa po e degjoja kengen me nje mik nga Tepelena, atij i shkrepi ne mendje t’i shtonte dhe vargun qe do ta bente me epike kengen:

“Ketu mezi kalonin trimat,

Tani kalojne dhe b…mat”

Frymezim leberish me nje fjale, nuk ta pertojne

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej