Një person ka humbur jetën gjatë operacionit të SPAK dhe policisë në Manzë. Është kjo deklarata që është bërë pak minuta më parë nga zëdhënësi i muxhahedinëve. Në një komunikim zëdhënësi e konsideron brutal operacionin e policisë, ndërsa thotë se ka një të vdekur në radhët e opozitarëve iranianë që ndodhen prej 10 vitesh në Manzë.
Jozyrtarisht mësohet se person i ka humbur jetën si pasojë e gazit lotsjellës të hedhur nga ana e policisë, pasi është bërë rezistencë gjatë kontrollit.
Burime thanë se në kampin e Manzës ndodhen më shumë se 2 mijë trupa policie nga disa rrethe të vendit. Në total dyshohet se janë lëshuar 70 urdhërarreste, për veprën penale të terrorizmit, por një gjë e tillë mbetet për tu konfirmuar në vijim.